FutbollSporti

Liverpuli rikthehet tek fitorja, mposht Wolvesin në udhëtim

Skuadra e Liverpoolit është rikthyer tek fitorja në Premierligë, pas dy humbjeve radhazi ndaj Chelseat dhe Fulhamit.

Liverpool ka triumfuar sot në udhëtim ndaj Wolvesit me rezultatin minimal 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për ‘Reds’ në këtë duel e realizoi sulmuesi Diogo Jota.

Jota shënoi në fundin e pjesës së parë, për të kthyer ekipin e Kloppit tek fitorja në Premierligë.

Liverpool me këtë fitore shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e gjashtë, kurse Wolves mbetet në pozitën e 13’të me 35 pikë.