Bota

Lideri çeçen nxjerr një nga 12 fëmijët e tij në luftë, Adami 14 vjeçar do të luftojë kundër Ukrainës

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov i cili përkrah Vladimir Putinin, në luftën e nisur kundër Ukrainës. Raportohet se Kadyrov përveç vetes dhe ushtarëve të tij çeçenë, ka nxjerrë në luftë edhe një nga 12 fëmijët e tij.

Adam Kadyrov, djali 14-vjeçar i liderit çeçen i është bashkuar ushtarëve rusë për t’i ardhur në ndihmë në rrethimin e qytetit të Mariupolit.

Ramzan Kadyrov ) tha se donte që djali i tij, i cili është një nga 12 fëmijët, ‘të mësonte nga dora e parë për sukseset dhe nevojat e bashkëluftëtarëve tanë’, raporton Daily Mail.

Kadyrov tha se donte që djali i tij të mësonte për sukseset dhe nevojat e bashkëluftëtarëve, teksa bëri të qartë se nuk pajtohet me lëvizjet ruse për të pakësuar presionin ushtarak mbi Kiev, duke deklaruar se do të udhëheqë një sulm të madh. Në një klip propagandistik, fëmija i veshur me veshje ushtarake shfaqet me babanë e tij duke mësuar nga çfarë ndodh rreth e rrotull.