Liderët politik të Luginës “heshtin” në lidhje me Referendumin e Serbisë që do të mbahet të dielën
Qeveria e Serbisë para disa muajve në Kuvendin e saj kishe votuar me shumicë votash nga deputetet serb për ndryshim të Kushtetutës, e një ndër temat kyçe ishte edhe votimi i Referendumit që ka të bëjë me emërimet e Gjykatësve dhe Prokurorëve, ku dihet se politikanët shqiptarë të Luginës deri më tani kanë derdhur lot “krokodili” për diskriminimin e kuadrove shqiptarë në sistemin e Gjyqësisë, shkruan Ministria e Lajmeve.
Por ajo që vlen të theksohet deri më tani është se anjëri nga Liderët politik të Luginës nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me mbajtjen e Referendumit që do të mbahet ditën e diel në Serbi.
Ndonëse janë thirrur gjithmonë si “shpëtimtarë” të popullit shqiptarë në Luginë, një reagim në lidhje me situatën dramatike që është krijuar në Serbi, përfaqësuesit politik e kanë obligim moral që qytetarët t’i njofotojnë për qëndrimet e tyrë në lidhke me Referendumin.