Shqipëri

16 të vdekur dhe 545 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Situata e infektimeve nga Covid në Shqipëri vijon të paraqitet e rënduar.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 545 raste të reja dhe janë kryer 2026 testime.

“Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë”, njoftoi ministria.

Për fat të keq edhe numri i viktimave vijon të jetë në shifra të larta. Në 24 orët e fundit në spitalet Covid kanë ndërruar jetë 16 person: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarē nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.