FutbollSporti

Labinot Kabashi në radarin e Portos

Porto po synon transferimin e lojtarit kosovar.

Mesdushori kosovar, Labinot Kabashi, ka shkëputur së fundmi bashkëpunimin me skuadrën e Barcelonës.

Megjithatë, lojtari me tipare ofensive vazhdon të marrë interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Sipas raportimeve të ‘Sporti.info’, Labinot Kabashi po kërkohet nga Porto, transmeton lajmi.net.

Porto thuhet të ketë kontaktuar menaxherin e Labit.

Përveç portugezëve, në garë për lojtarin janë edhe disa skuadra të tjera evropiane.