Lajme

Kurti: Pa ushtri jemi të dobët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së Kosovës.

Kurti në fjalimin para gjeneralëve e ushtarëve ka ngritur lartë vlerat e shërbimit të FSK-së për popullin.

Ai i ka falenderuar ushtarët për shërbimin duke i quajtur patriotë të pashoq.

“Në emër të qytetarëve ju falenderoj për shërbimin ndaj vendit dhe patriotizmit tuaj.Mbi ju bie detyra e rëndë e mbrojtjes së vendit. Pa ushtri e pa mbrojtje jemi të dobët e të pambrojturPavarësia dhe liria që gëzojmë nuk duhet të punëojë vetëm për disa por për të gjithë. Stërvitjet e juaja janë të mundimshme por zemra ju rreh për atdhe. Në nëntor të vitit të kaluar keni bërë krenar vendin”, tha Kurti.

Ai foli edhe për shërbimin e detyrueshëm ushtarak të cilin synon ta vendosë ai në qeverinë e re.

“Do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm sepse përvoja dhe mësimet gjatë shërbimit ushtarak na duhet për tu përballur edhe me betejat e paqes”, tha ai.”

Më poshtë gjeni videon me fjalimin e plotë të Kurtit: