Lajme

Kurti: LDK-ja për zgjedhje e ka Vjosën, për qeverisje ata të vjetrit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, teksa ka ngritur në anën tjetër Vjosa Omanin.

Kurti ka thënë se LDK’ja nuk e ka prioritet as partinë e vet, përveç interesave të ngushta.

“Pa Vjosa Osmanin, udhëheqja e LDK’së po e kthen këtë parti si të tretën me vota. Kjo tregon se nuk e kanë partinë prioritet, kanë disa interesa të ngushta dhe kjo është për të ardhur keq”, është shprehur ai në RTSH.

“Njerëzit kishin shumë shpresë tek ata pikërisht nga bashkëpunimi i Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky bashkëpunim ishte shpresa e qytetarëve”, ka thënë Kurti.

“Po shihet që LDK për zgjedhje e ka Vjosën, e për qeverisje ata të vjetrit, që kanë qenë më herët në koalicion me PDK’në’’, ka deklaruar