Të fundit

Kurti komentom zgjedhjet në Serbi, ai flet edhe për rezultatin e shqiptarëve

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve të së dielës në Serbi, ku sipas tij as 20 për qind e serbëve të Kosovës nuk kanë votuar.

Ndërsa duke folur për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Kurti ka thënë se atyre u është bërë një padrejtësi e madhe, me pasivizimin e adresave, duke e quajtur spastrim etnik me metoda administrative dhe burokratike.