Kurti: Intonimi i himnit nëpër shkollat shqipe në Luginë është shembull i agresivitetit të Serbisë
Obligimi për të kënduar himnin kombëtar në fillim të vitit shkollor në shkollat në gjuhën shqipe në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti është shembull i “agresivitetit të Serbisë”.
Kurti thotë se një vendim i tillë është në kundërshtim me veprimin demokratik dhe human.
“Nuk bëhet fjalë për ndonjë veprim demokratik dhe human, sa më e dobët të jetë Serbia kundër Kosovës, aq më agresive bëhet”, ka thënë Kurti.
Bujanoci në fillim të vitit shkollor shkruan se himni kombëtar do të këndohet në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, përkundër kundërshtimit të disa politikanëve vendas shqiptarë, ndërsa nënkryetari i komunës së Bujanocit, Shiprim Musliju, e ka cilësuar këtë obligim si fashizëm. Poashtu në lidhje me intonimin serb. ditën e djeshme përmes një shkrimi në facebook kishe reaguar edhe kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi.