Lajme

20 veta u vërsulën për ta rrahur Ekrem Rexhepin në Burg

“Ai nuk është sul,muar prej askujt”, kjo ishte përgjigja e zëdhënësit të Shërbimit Korrektues të Kosovës në përpjekje për të demantuar deklarimin e avokatit të Ekrem Rexhepi për arsyet e transferimit të tij në një qendër tjetër paraburgimi.

Por, Gazeta Insajderi ka zbuluar se vet dokumentet interne të Shërbimit Korrektues e demantojnë deklaratën e zëdhënësit të këtij institucioni. Është krijuar raport zyrtar për incidentin dhe janë dhënë detajet se çka ndodhi në ditën kritike. Vetë institucioni ka konfirmuar në dokumente zyrtare ndodhjen e një incidenti me të paraburgosurin Ekrem Rexhepi, edhe pse zëdhënësi e ka mohuar duke thënë vetëm një fjali: Ai nuk është su,lmuar prej askujt.

Por, si ndodhi ngjarja?

20 të paraburgosur i janë vërsulur Ekrem Rexhepit për ta rrahur. Është dashur ndërhyrja e shpejtë e gardianëve për ta shpëtuar atë. Raporti informon se gardianët kanë evakuuar me shpejtësi Rexhepin nga shëtitorja për në qelinë e tij, duke e larguar kështu nga 20 të paraburgosurit tjerë.

Të paraburgosurit kanë deklaruar se nuk duan ta shohin duke shëtitur me ta, për shkak të veprës penale, që po dyshohet se e ka kryer, dhunim i të miturës.

“Të gjithë të paraburgosurit që gjendeshin në shëtitjen, gjithsej 20 të paraburgosur kanë tentuar të njëjtin ta sulmojnë fizikisht dhe falë ndërhyrjes së shpejt të stafit i njëjti është tërhequr nga shëtitorja dhe kthyer në dhomë”, thuhet në raport.

“Arsyetimet e të paraburgosurve ishin se personin (Ekrem Rexhepin) nuk e dëshirojnë në shëtitje duke përmendur veprën që ak,uzohet, poashtu sipas informatave konfidente që posedojmë, se i paraburgosuri, Ekrem Rexhepi është i pa dëshiruar nga të gjithë të paraburgosurit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e SHKK-së të cilin e ka siguruara Gazeta Insajderi.

“Bazuar në të cekurat më lartë, kërkojë që i paraburgosuri të transferohet në ndonjë qendër tjetër për shkaqe sigurie dhe të vet të paraburgosurit në fjalë”, theksohet në fund të kërkesës.

Kërkesë për ndryshimin e qendrës së paraburgimit nga Prishtina i është dërguar Haki Maxharrajt, drejtorit të qendrës së paraburgimit në Prishtinë, Sami Halitit, zëvendësdrejtorit dhe Ferat Bytyqit, udhëheqës nga ana e Skënder Sopjanit, mbikëqyrës i Lartë për Siguri.

“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i su,lmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të su,lmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërru pra qendrën e paraburgimit”, tha avokati.