Lajme

Kurti i shkruan letër Thaçit: Zgjedhje pas pandemisë, mos përdorni standard të dyfishtë

Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, i ka shkruar sërish letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke ja bërë të ditur se nuk e refuzojnë kërkesën e tij për dërgimin e emrit të mandatarit. Porse ai ka ripërsëritur se kërkojnë zgjedhje posa të kalojë pandemia e koronavirusit.

Kurti edhe në këtë letër ka kërkuar sqarim për “përdorimin e standardit të dyfishtë që Thaçi dhe partitë politike po tentojnë ta imponojnë në rrugë jokushtetuese”.

“Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”.

Ai tutje ka shtuar se pret nga ai t’i përgjigjet letrës së fundit që ky ja dërguar.