Lajme

Kurti bisedon përmes telefonit me përfaqësuesit e Sanxhakut

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur kontaktet dhe ka zhvilluar biseda telefonike me përfaqësues të Sanxhakut, përkatësisht me Jasmina Curić, Kryetare e Këshillit Kombëtar Boshnjak, me Hazbo Mojović, Kryetar i Komunës së Sjenicës dhe me Kenan Hot, Kryetar i Komunës së Tutinit.

Kryeministri u interesua rreth gjendjes në këtë rajon, në veçanti mbi luftimin dhe parandalimin e shpërndarjes së pandemisë Covid-19, njofton Klan Kosova.

“Të gjithë po ballafaqohen me të njëjtat sfida. Deri më tani situata është e menaxhueshme dhe shpresëdhënëse drejt daljes nga kjo krizë shëndetësore”, tha Kurti.

Kryeministri shprehu mbështetjen dhe solidarizimin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me krahinën e Sanxhakut në luftën e përbashkët kundër këtij armiku të padukshëm. Të gjithë u pajtuan që të vazhdohet komunikimi dhe bashkëpunimi.