Të fundit

Kryetari i kuvendit të Bujanocit, reagon për largimin e policëve Shqiptar nga puna

Si pasojë e një klime ksenofobe e sistematike e institucioneve të sigurisë është i pa pranueshëm edhe suspendimi i 4 policeve shqiptar nga stacioni policor në Komunën e Bujanocit, ka shkruar kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani.

Veprimet e tilla nga drejtuesit e stacionit policor në Bujanoc ndikon drejtpërdrejtë edhe ne sigurinë e përgjithshme duke humbur edhe atë pak besim në këtë institucion i cili ka krijuar pabarazi në përfshirjen e drejt të pjesëtarëve nga gjitha bashkësitë etnike.

Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit Komunal do të ushtrojë kompetencat dhe autorizimet ligjore për të iniciuar transparencë e llogaridhënie të stacionit policor në Bujanoc.

Andaj kërkoj nga stacioni policor të ndërpres qasjen e diskriminimit ndaj policëve shqiptar edhe ashtu numrin e të cilëve e ka zvogëluar mjaft ndjeshëm po me të njëjtat arsyetime irracionale.

Njëkohësisht, ftoj bashkësinë ndërkombëtare në veçanti OSBE-në të bëjë vlerësimin e gjendjes në stacionin policor në Bujanoc dhe përfaqësimin e komuniteteve konform ligjeve në fuqi.

Gjithashtu konsideroj më se të nevojshme riaktualizimin e projektit të policisë multietnike dhe policisë në komunitet.
Krejt në fund, duke u bazuar në reputacionin e policëve të suspenduar kërkoj që kthehen sa më shpejt që është e mundur.