Kryetari i kësaj komune të Kosovës zgjohet herët, e fal namazin dhe më pas shkon në punë
Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, padyshim se është ndër kryetarët më të veçantë të komunave të Kosovës, ku si i pavarur i ka mposhtur të gjitha partitë politike.
Suma i ftuar në emisionin “Zgjohu” në TV Dukagjini, ndërsa ka treguar si nis një ditë e tij fillon shumë herët.
“Zgjohem herët 04:30 apo 05:00, e fali namazin, punoj diçka në serë në dhe më pas shkoj në punë. Më së voni në ora 06:00 ose edhe më herët shkoj në punë, kjo ka qenë traditë, jo vetëm tani por edhe në Trupat e Mbrojtjes”, ka thënë Suma, shkruan Reporteri.net.
I pyetur se a i fal të gjitha vaktet, Suma ka thënë nuk mundet të gjitha për shkak të obligimeve.
“Sidomos kohën e namazit nuk diskutohet edhe jacinë, kurse vaktet tjera nganjëherë nuk mundem rregullisht për shkak të obligimeve. Shkoj në xhami sidomos të xhumave. Jemi musliman e kemi obligim t’i kryejme edhe obligimet fetare, por ka edhe musliman por edhe feve te tjera që nuk i kryejnë obligimet fetare”, ka thënë Suma.