Kryeministri Kurti: Serbia nuk ka alternativë përveç njohjes së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar një delegacion të Parlamentit Evropian, të udhëhequr nga përfaqësuesja për Kosovën në Parlament, Viola von Cramon. Ai u ka shpjeguar atyre operacionin e Policisë së Kosovës, të datës 13 tetor. Kurti tha se ishte operacion kundër kontrabandës dhe kriminalitetit dhe përfshinte 26 lokacione të ndryshme në gjithë territorin, 5 nga to në Mitrovicën Veriore.
![](http://ministrialajmeve.com/n/wp-content/uploads/2021/10/dd796385-8584-4303-8c73-018f4a494245-43-10.jpg)
Lidhur me interesimin e eurodeputetëve për bisedimet me Serbinë, Kurti tha se Serbia nuk ka alternativë për njohjen e Kosovës.
“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke”, ka deklaruar ai.