Kronikë Zgjedhore/ Sinani: Gjithmonë kënaqësi e mikpritje kur viziton Raincën e Corroticën
Kandidatja për kryetare të komunës Preshevës Ardita Sinani marshin zgjedhor të saj sot e vazhdoi në BL Raincë dhe Corroticë ku dhe takoi dhe bisedoi me banorët e këtyre zonave, transmeton Ministria e Lajmeve.
Sinani ka shkrur në postimin e saj se bujqit e Raincës tashmë 4 vite i jetojnë premtimet e pushtetit dhe mungesën e dorës së tij. Kishin mbetur në pritje të përkrahjes nga pushteti lokal. Dhe nuk donin të prisnin më. Sepse nuk i besonin më kryetarit në ikje. Tujte ajo deklaroi se banorët e fshatit Corroticë janë të dëshpëruar nga pushteti i kaluar dhe me ngulm janë të vendosur për një pushtet të ri.
“Rainca e Corrotica dje dëshmuan që ishin me mua. Ishin me kandidatët e tyre, Kreshnikun, Ganiun e Mesudin.Unë u zotova se do të jem me Raincën e Corroticën.”- ka shkruar në fund Sinani.
Disa fotografi të realizuara të Sinanit dhe PVD’s me banorët e fshatit Raincë e Corroticë ;