Kronike zgjedhore/ PDSH vizitoi banorët e B.L Ashan
Kandidati për kryetar komune Ragmi Mustafa s’bashku me përfaqësues të tjerë të PDSH’s vizituan fshatin Ashan.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e PDSH-së vizituan fermerë të shumtë të cilët fatkeqësisht ishin harruar për vite me radhë nga pushteti aktual.
Gjatë ecjes nëpër fshat patën rastin të takoheshin edhe të bisedonin me banorët e rastit për të dëgjuar mendimet e tyre të përgjithshme për nevojat që ka kjo bashkësi lokale.
Kryetari i PDSH’ Ragmi Mustafa u u premtoi banorëve të Ashanëve se me qeverisjen e PDSH-së do të rriten edhe grantet investive dhe subvencionet për të gjithë bujqit e Preshevës.