Kosovare Asllani sërish “futbollistja e ndeshjes” në Botëror
Kosovare Asllani e Suedisë është shpallur edhe një herë futbollistja e ndeshjes në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit për femra.
Asllani realizoi golin e dytë në fitoren 5 me 1 të Suedisë ndaj Tajlandës të dielën, ndërsa pas takimit u dallua si “futbollistja më e mirë e ndeshjes”.
Në deklaratën për FIFA-n, Asllani ka thënë se e rëndësishme ishte që Suedia tashmë ka siguruar kualifikimin tutje dhe se mezi pret përballjen me Amerikën në xhiron e tretë të Grupit F.
Asllani kishte shënuar gol edhe në fitoren 2 me 0 ndaj Kilit. Edhe aty ajo ishte shpallur “futbollistja më e mirë e ndeshjes”.