Të fundit

Koordinatorët e TIKA-së vizituan komunën e Bujanocit

Sot në komunën e Bujanocit qëndruan koordinatorët e organizatës Turke “TIKA”, Arifi ka njoftuar se shum shpejt do të realizohet një projekt që ka të bëjë me mbrojtjen e ambientit jetësor.

Arifi në profilin e tij ka shkruar “Kënaqësi t’i mirëpres miqtë nga TIKA turke, respektivisht koordinatoren e Programit Çağla Gültekin Tosbat, me të cilën diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit dhe inicimin e shumë projekteve me interes të qytetarëve. Së shpejti do të realizojmë një projekt që ka të bëjë me mbrojtjen e ambientit jetësor.”