Lajme

Konfiskohen armë e municione në Zveçan, Policia zbardhë detajet e fundit për kontrollet në veri

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka konfiskuar armë e municion në Zveçan.

Siç bën të ditur policia në rastin e parë një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i janë gjetur armë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë

Ndërsa në rastin e  dytë gjatë kontrollit të shtëpisë së të një dyshuari, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e tipit Karabinë dhe 199 fishekë.