Shqipëri

Konferenca e Donatorëve, Rama: Nesër është ditë e madhe

Kryeministri Edi Rama ka folur para takimit të sotëm informal në Bruksel ku do të diskutohet në lidhje me do të diskutohet për metodologjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Europian.

Rama falenderoi Charles Michel dhe të gjithë anëtarëve të takimit të sotëm BE- Ballkan Perëndimor për shtysën e procesit të zgjerimit të BE.

Rama e interpretoi atë si një sinjal se as për Shqipërinë mbërritja nuk do të jetë e lehtë, por u shpreh se Shqipëria është e interesuar për të diskutuar metodologjinë e re të integrimit në BE.

Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të Evropës dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për të shtyrë procesin dhe në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare”,-tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri Rama e ka qujatur ditë të madhe atë të nesërmen ku do të mbahet Konferenca e Donatorëve në të cilën ai shpreson se do të marrë nga shtetet dhe organizatat një mbështetje të mjaftueshme për të ecur përpara me procesin e rindërtimit.

“Po kështu për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet dhe mbështetje për të shkuar përpara me rindërtimin”,-tha Rama./ opinion.al/ministrialajmeve.com