Bota

Komunistin Maduro e pret fati i Gaddafit

Aleati i Rusisë dhe Iranit, Nicolás Maduro një armik i përbetuar i Amerikës, i ka ditët e numëruara dhe pret skenari i Libisë.

Ashtu si në rastin e Libisë, qëllimi nuk ishte vetëm rrëzimi i Gadafit si kreu i shtetit dhe qeverisë, por edhe fundi i një modeli institucional socialisto-komunist.

Një nga veprimet e para të bllokut të opozitës libiane ishte krijimi i një Këshilli Kombëtar të Tranzicionit që çoi në shpërbërjen e institucioneve . Gjithashtu e njëjta synohet të bëhet edhe në Venezuelë me ligjin e tranzicionit për të krijuar një strukturë me të njëjtin emër që është përdorur në Libi: Këshilli Kombëtar për Tranzicion Demokratik.

Qëllimi në Venezuelë është të nisë një konflikt i dhunshëm të përmasave më të gjera si rezultat i demonstratave në rrugë, sikurse në Libi. Në këtë moment, situata në Karakas është në prag të katastrofës.

Kujtojmë, se ushtria venezueliane po që qëndron pranë Presidentit komunist Maduro, megjithatë, Maduro ka nevojë për mbështetje më të gjerë ndërkombëtare, ndërsa presidenti brazilian Zair Bolsonaro kërkoi “të qetësojë situatën në vendin fqinjë me një opsion ushtarak”.

Pro-presidentit komunist, janë rreshtuar Putin, Erdogan, Ruhani dhe kryetari i Kinës.

Një këtë rast SHBA-ja nuk ka nevojë të kërkojë ndihmën e NATO-s sepse mund të llogarisë në mbështetjen e Kolumbisë dhe Brazilit, dhe Argjentinës. Nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara presin vetëm mbështetje diplomatike për veprimet e saj në Amerikën Latine.