Të fundit

KKSH shpall listën e përfituesve të granteve të OJQ-ve në Luginë

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpallë listën e përfituesve të granteve – për projekt propozimet e përkrahjes financiare të projekteve që bartin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin e artit, gjuhës ,arsimit e identitetit komëbtar shqiptar në Luginë të Preshevës i dalur nga Memorandumi i Bashkëpunimit të këtij institucioni me Qeverinë e Republikës së Kosovës, i shpallur me 1 Nëntor 2022!

Për herë të parë që nga themelimi i tij, Këshilli Kombëtar Shqiptar, në mbështetje nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ndanë mjete financiare në vlerë mbi 1 milion euro për projekt propozimet që qëllim kanë ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar shqiptar në Luginë të Preshevës

Përfitues nga kjo thirrje janë 78 aplikantë, të vlerësuar nga Komisioni i dalë nga Qeveria e Republikës së Kosovës!

Luten të gjithë përfituesit që në afat prej 10 ditëve të dërgojnë planin e detajuar financiar dhe të aktiviteteve, të parapara në projekt, në formën exel, të cilën mund ta gjejnë më poshtë!

Të drejtë ankese kanë të gjithë aplikantët brenda afatit 8 ditor, nga dita e publikimit të kësaj liste!

Ankesa të paraqitet në mënyrë të shkruar në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc!

Më poshtë gjeni listën e përfituesve :

http://nacionali.info/wp-content/uploads/2022/12/29-12-22-Lista-e-perfituesve-per-publikim_Vleresimi-Final-1.xls