Të fundit

KKSH: Dialog për autonomi e status special në Luginë të Preshevës

Në takimin e përbashkët me Ministren për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Social, Gordana Çomiq, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafi ka kërkuar që Qeveria ta zbatojë “Planin 7 pikësh” të miratuar nga Qeveria e Serbisë më vitin 2013.

Postimi i tij në Facebook:

Në prani të përfaqësuesve të OSBE-së dhe Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kërkova të trajtohen përfshirja e plotë e shqiptarëve në institucionet publike e republikane; Revitalizimin ekonomik; Realizimin e të drejtës në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit; Ndërprerjen e përndjekjes së ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe lejimin e përdorimit të flamurit kombëtar; Decentralizimin në gjyqësi me Gjykatën themelore dhe kundërvajtjeje së bashku me prokurorit përkatëse në Preshevë dhe Bujanoc; Institucionet e ligjzbatimit sipas kompozicionit etnik të strukturës së popullsisë për arritjen e sigurisë së plotë në rajon; Arsim (kompletimi i teksteve mësimore për filloristët dhe fillimi për gjimnazistët, çështja e diplomave, trajnimi dhe licencimi i mësimdhënësve), kulturë (absorbimi i fondeve publike dhe krijimi i përmbajtjeve për promovim identitetit kulturor) dhe informim (përmes transmetuesit publik dhe mundësimin e absorbimit të fondeve nga mediat e Luginës); vizion në shëndetësi dhe masa në sigurim social; janë urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Pasivizimi i vendbanimeve është jo vetëm selektiv, por edhe duhet të ndalet duke i rikuperuar ata që janë fshirë nga regjistrat civil. Regjistrimi i popullsisë në tetorin e vitit të ardhshëm mbetet një sfidë për shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkova të largohen të gjitha pengesat nga viti 2011 dhe të krijohen kushtet për regjistrim edhe elektronik.Të pranuarit e ekzistimit problemeve dhe diskriminimit edhe mund të nxit ndërmjetësimin e znj. Çomiq për krijimin e hapësirës së nevojshme për implementimin e masave të domosdoshme e urgjente. Edhe pse prezenca në kabinet qeveritar të ministrit z. Vulin me qëndrimet raciste e ksenofobe, tregon për mungesën e kapaciteteve demokratike. Megjithatë, dialogu tashmë për tetë vite është bllokuar nga Qeveria e Serbisë me përfaqësuesit politik e institucional të shqiptarëve të Luginës. Në këtë mënyrë ka refuzuar të përmbush obligimet nga “Plani 7 pikësh”.Dialogu nuk mund pafundësisht të evitohet. Dialog për të drejtat individuale dhe kolektive, të drejta për barazi e drejtësi, barazi për më shumë liri, liri për autonomi e status special.