Kryesore

Këshilltarët e APN-së dhuronjë një pjesë të pagës së tyre për ndihmë ndaj familjeve në nevojë

Grupi i Këshilltarëve të Kuvendit Komunal nga radhët e Alternativës për Ndryshim (APN) në Preshevë, kanë vendosur të tregojnë solidaritetin e tyre duke e ndarë kështu një pjesë të pagës për t’i ndihmuar familjet në nevojë në këtë kohë të vështirë ekonomike të shkaktuar nga virusi Covid-19, transmeton Ministria Lajmeve.

Ndihma kryesisht do të jetë blerja e pakove ushqimore dhe higjienike thuhet në komunikatën e faqës zyrtare të APN-së.

Këshilltarët po ashtu u kanë bërë thirrje të gjithë partive që janë pjesë e Kuvendit Komunal që t’iu bashkangjiten aksionit në fjalë për ndihmë ndaj qytetarëve të komunës së Preshevës. /ministrialajmeve.com