Kaos në Durrës: Shtyrje mes banorëve për të marrë ndihma pas tërmetit
Shpërndarja e ndihmave të ardhura në Shqipëri nga Kosova nuk po ecën siç duhet, aty po ndodhin vjedhje dhe keqpërdorime të mëdha.
Ndërsa sot ka filluar shpërndarja e ndihmave duke ju dhënë bukë, ujë dhe pije të ndryshme banorëve që kanë mbetur jashtë shtëpive pas tërmetit, situata ka dalur nga kontrolli.
Mungesa e organizimit ka sjellë një kaos të paparë në procesin e shpërndarjes së ndihmave, aty banorët kanë filluar përleshjen dhe shtyrjet mes vete.
Kujtojmë se dje gazetari Blend Fevziu, deklaroi se ndihmat e ardhura nga Kosova po vidhen dhe po përdoren për t’u shitur dhe bërë biznes me to.