Të fundit

Kamberi: Presim që në tryezën e bisedimeve Kosovë-Serbi, të përfshihet edhe Lugina e Preshevës

Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi në televizionin e KTV-së, deklaroi se në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihet çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përcjell Ministria e Lajmeve

Kamberi shpreson që Qeveria e Kosovës me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, në marrëveshjen me Serbinë, qoftë gjithëpërfahirëse përfundimtare, qoftë “marrëveshje në kornizë”, duhet t’a përfshijë si temë të negociatave edhe fatin e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Ai shtoi se nëse kjo temë anashkalohet nga pala kosovare, atëhere fati i shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të jetë e zbehtë dhe pa shpresë.

Deputeti konsideroi se në këtë marrëveshje ideale do të ishte për Luginasit parimi i reciprocitetit. Ai tha se shqiptarët që jetojnë në Serbi duhet t’i kenë të drejatat e tyre ashtu siç i kanë serbët në Kosovë.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë: