Të fundit

Ka filluar vendosja e sinjalizimit horizontal në rrugët e qytetit të Preshevës

Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe qartësimit të qarkullimit të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, në rrugët lokale të komunës sonë ka filuar të bëhet sinjalizimi horizontal, që përfshin shënimin e vijave aksiale, vendkalimet për këmbësorë në kryqëzime, si dhe vendosja e shenjave orientuese.

Fillimisht po sinjalizohen rrugët e Karposhit dhe rrugët lidhëse mes rr. Karposhit dhe rr.15 Nëntori, për zhvillimin normal të trafikut në këtë pjesë shumë të rëndësishme të qytetit, ku gravitojnë shumica e institucioneve publike, sidomos afërsia e shkollave kryesore të qytetit tonë, ku nëpër këto rrugë frekuentojnë një numër i konsiderueshëm i nxënësve tanë.

Në vijim do të realizohet sinjalizimi edhe në rrugët tjera lokale nëpër nëpër Bashkësitë Lokale të komunës së Preshevës, që do të ngrisin nivelin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.