Lajme

Jabllanoviq: Vuçiq ia dorëzoi EPS Kosovës, serbët do ta paguajnë faturën e energjisë elektrike nga 2021-ta

Partia e Serbëve të Kosovës, që ka në krye ish ministrin Aleksandër Jabllanoviq ka reaguar pas takimit të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ata e kanë quajtur një shfaqje të keqe, që kishte për qëllim blerjen e kohës nga Vuçiq, derisa serbët të pranojnë realitetin e ri, që do t’u duhet ta paguajnë faturën e energjisë që po shpenzohet në veri, shkruan portali arbresh.info

Ky është i plotë reagimi i tyre:

Shfaqja e sotme e keqe, e luajtur për të satën herë në Pallatin e Serbisë, në takimin e presidentit Aleksandar Vuçiq dhe policëve të tij nga Kosova, nuk arriti të mashtrojë serbët në Kosovë dhe Metohi.

Është e qartë dhe e verifikueshme që Aleksandar Vuçiq i dorëzoi infrastrukturën e EPS Kosovës, serbët do të jenë në gjendje të binden për këtë tashmë në prill 2021 kur ata të marrin fatura për energjinë elektrike të konsumuar.

Qëllimi i këtij lloji të takimeve ishte blerja e autoriteteve në Serbi pak kohë derisa serbët të pranojnë realitetin e ri që Beogradi dhe Prishtina po u imponojnë kësaj here./arbresh.info/

Presidentit i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot ka pasur një takimme përfaqësues politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova. Në mesin e tyre, u pa edhe Millan Radoiçiq, njeriu që akuzohet se mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Veri të Kosovës.