Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj forcave të Hamasit në Gaza

Izraeli kreu një seri sulmesh ajrore herët të mërkurën në Rripin e bllokuar të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Aeroplanët luftarak të Izraelit shënjestruan disa pika në Gaza, përfshirë një kompleks ushtarak të krahut ushtarak të Hamasit, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee në një deklaratë.

Sipas dëshmitarëve okularë, të paktën dy sulme ajrore goditën një pikë që i përket Brigadave Izadin al-Kasam në Gazën juglindore.

Asnjë viktimë nuk është raportuar deri më tani, ndërsa disa shtëpi janë dëmtuar për shkak të sulmit.