Bota

Iluminati dhe komploti botëror/ Dr. Rashid Buttar: Bill Gates dhe Anthony Fauci janë shkaktarët e përhapjes së koronavirusit

Rashid Buttar gjatë një interviste akuzon Dr. Fauci dhe Bill Gates si përgjegjës për zhvillimin e virusit COVID-19 dhe për për pasojë shkaktarë të pandemisë.

Dr. Buttar e thotë që ky komplot botëror vjen prej interesave të errëta të Bill Gates, OBSH-së dhe grupimit që është pas tyre për të kontrolluar botën dhe shpopulluar globin nëpërmjet sistemit të vaksinave apo kësaj pseudopandemie.

Sipas Dr. Buttar:

E para, të gjithë numrat në COVID-19 janë false.

E dyta, PCR nuk duhet të përdoret për diagnostikim.

E treta, PCR jep iluzionin e një pandemie që nuk ekziston.

E katërta, të dhënat e Faucy (CDC), Who, Bill Gates, janë të gjitha lajme të rreme – kriminale.

Dr. Buttar thekson se Dr. Fauci ishte duke punuar për një vaksinë në vitin 1981 për një epidemi që nuk u shfaq në popullatë deri në vitin 1984, e cila ishte HIV/AIDS, prandaj ai pyet: “Si mund ta kishte parashikuar një shpërthim i tillë?”.

Sipas tij, Iluminati nuk lëshon një virus derisa ata të kenë prodhuar një antidot për vete.

Dr. Rashid Buttar është i mirënjohur për mënyrën pazakontë që ai ka marrë përsipër të shërojë autizmin dhe kancerin. Në vitin 2007 ai u ngarkua nga North Carolina Board of Medical Examiners për trajtimin e pacientëve me kancer, por metoda e tij u pezullua menjëherë.

Dr. Anthony Fauci vjen nga një familje që kontrollon një nga grupet më të mëdha farmaceutike në botë, ndërsa është anëtarë i Task Force-ës kundër Koronavirusit ngritur nga Shtëpia e Bardhë. Ai është drejtor i Institutit Amerikan të Alergjive dhe sëmundjeve infektive dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shtëtëve të Bashkuara.