Shqipëri

Ilir Meta: Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave!

Presidenti Meta ka publikuar mëngjesin e sotëm një artikull ku thuhet se Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave.Përveç artikullit,Meta ka bërë sërish thirrje që qytetarët të dalin në bulevard më 2 Mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

“Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin. Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare. Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë!,”-ka përfunduar Meta./opinion.al/ministrialajmeve.com