Lajme

Ilir Deda e quan analfabet Hashim Thaçin!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa ndaj Serbisë duhet të pezullohet.

Por, sipas tij, kjo duhet të bëhet duke e kushtëzuar me një kërkesë e cila do ta bënte Kosovën fitimtare dhe jo humbëse.

“Duhet të suspendohet taksa, por duhet me një marrëveshje tonën. Ramush Haradinaj duhet t’i thërrasë krejt partitë, s’ka lidhje as a është publike a jo. Ai është institucion, ai duhet të na thërrasë, po të isha unë kryeministër çdo ditë do të takohesha”, është shprehur ai në “Rubikon” të KTV’së.

“Duhet të suspendohet, po duhet të dihet saktë çka të kërkohet prej Perëndimit, çka nëse dështon marrëveshja për shkak të Serbisë, a do të na njohin 5 shtetet a jo”, ka shtuar ai.Dhe pastaj Deda shtoti se ndryshimi i kufijeve nenkupton kontestim te shtetesise, dhe ne menyre ironike eshte shprehur se nuk po ndrrohen “megjet” dhe “livadhet” me Serbine, por Thaci eshte analfabet !, transmeton Ministria e Lajmeve.