Teknologji

Huawei Mate X telefoni i palosshëm më premtues deri më tani

Duket se ka filluar zyrtarisht, gara për telefonin më të mirë të palosshëm.

Pas Samsung Galaxy Fold, është Huawei që e ka prezantuar Mate X në Mobile World Congress dhe që tani, mund të thuhet se ky është telefoni i palosshëm më premtues deri më tani, transmeton Telegrafi.

Sipas prodhuesit të dytë më të madh ën botë të telefonave, Mate X i ka dy gjëra që Galaxy Fold nuk i ka, e ato janë e ardhmja e dizajnit dhe teknologjisë.

Madje, kompania kineze ka shkuar edhe më larg, duke e prezantuar Mate X, si telefonin e palosshëm më të shpejtë ndonjëherë, pasi që e ka rrjetin 5G.

Ekrani i Mate X i ka 6.6 inç apo 2,480 x 1,148, derisa kur hapet ekrani është 8 inç 2,480 x 2,220, që mundëson shfaqjen e materialeve, sikur të ishte nga dy telefona në të njëjtën kohë.

Deri më tani, Huawei ka bërë të ditur se Mate X do të del në treg me çmim prej 2,299 eurosh. /