Lajme

Hoxha: Lajçak është përfaqësues i Serbisë në dialog

Elvis Hoxha i VV-së, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, e ka quajtur përfaqësues të Serbisë

Vizitën e Lajçakut në Beograd, Hoxha e interpretoi si “lutje” ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Tiranë, pjesëmarrje këtë të cilën Vuçiç e vuri në pikëpyetje.

Hoxha, madje, ka shkruar – duke e marrë për të mirëqenë – se meqenëse Lajçak “është gjithnjë përfaqësues i Serbisë e jo BE-së”, atëherë, “do të duhet që BE-ja të gjejë përfaqësuesit e vet të denjë në dialogun Kosovë-Serbi”.

Shkrimi i plotë i Elvis Hoxhës:

Shkon Lajçaku të bindë Vuçiçin të vijë në Tiranë për Samitin. Vuçiçit i duhet ta lusin. Dhe Lajçaku e luan mirë lojën. Shkon e lut dhe i premton se është gjithnjë përfaqësues i Serbisë dhe jo i BE-së.

Do të duhet që BE-ja të gjejë përfaqësuesit e vet të denjë në dialogun Kosovë-Serbi.