FutbollSporti

Historike! Tirana kualifikohet në Champious League, përballja e rradhës me serbët e Crvena Zvezdës

Tirana fitoi dhe u kualifikua kundër Dinamo Tbilisit pas një fitoreje të madhe në Gjeorgji me rezultatin 0-2. Kampionët e Shqipërisë e kishin përgatitur mirë ndeshjen, pasi qëndruan të mbyllur dhe pritën momentin e tyre për të goditur kundërshtarët.

Vendasit kishin më shumë iniciativë, por në fund rezultati për tanët. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 me fat, pasi Torassa dërgoi topin në rrjetë në minutën e 45′. Ai këmbënguli duke lexuar mirë aksionin dhe mposhti gjeorgjianët për 0-1.

Pjesa e dytë pa sërish vendasit më kërkues. Tirana u mbrojt mirë dhe nuk u la shumë mundësi kundërshtarëve. Duhej të vinte minuta e 86′ që Tirana të gjente golin e sigurisë. Muçi goditi me forcë nga jashtëzone, portieri nuk reagoi mirë duke lënë një top në zonë dhe Ismajlgeci nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë për 0-1.

Bardheblutë vuajtën deri në minutën e fundit të lojës, pasi gjyqtarët dhanë 8 minuta shtesë, por në fund ia dolën mbanë të mbanin rezultatin 0-2 dhe ta shohin veten në turin tjetër të Champions League. Kryeqytetasit do të përballen me Cervena Zvezdën.