Higuain gjen golin e parë me fanellën e Chelseat, shënon ndaj Huddersfieldit

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain ka gjetur golin e parë me fanellën e klubit londinez, Chelseat.

Higuain u transferua para një e javë e më shumë te Chelsea në një marrëveshje huazimi me Juventusin, duke ndërprerë huazimin te Milani.

Megjithatë, në dy ndeshjet e para të luajtura me fanellën e londinezëve, Higuain nuk arriti të lë gjurmë.

Argjentinasi luajti pa shënuar për 81 minuta ndaj Sheffield Wednesday në kupë dhe ndaj Bournemouthit në Ligën Premier për 64 minuta.

Por, pritjes i ka ardhur fundit gjatë pasdites së sotme (e shtunë), ku Higuain ka tundur rrjetën.

Goli i parë me fanellën e Bluve erdhi në ndeshjen si vendas në Stamford Bridge ndaj Huddersfield.

Higuain shënoi në minutën e 16-të nga afërsia pas asistimit të N’Golo Kante, duke ia dhuruar epërsinë 1-0 Chelseat.