Lajme

Hashim Thaçi përdor targa “KS”, të cilat përdoreshin para shpalljes së pavarësisë!

Dymbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk ka unifikuar targat e automjeteve. Përveç targave “RKS”, në vend, legalisht përdoren edhe ato “KS”, të cilat përdoreshin para shpalljes së pavarësisë.

E targa të tilla u panë sot, në veturën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sot pas vizitës Batalionin e Mjekësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vetura me të cilën u largu Thaçi pati targa të regjistrimit me shenjën KS.

Megjithëse Kosova dhe Serbia, janë pajtuar në Bruksel për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të dy shteteve, kosovarët që shkojnë apo kalojnë transit nëpër Serbi, janë të detyruar të mbulojnë targat “RKS” dhe të pajisen me targa “prova”. Kjo ka bërë që shumë kosovarë të heqin targat “RKS” dhe të pajisen përsëri me ato “KS”.