Lajme

Haradinaj thotë se taksa mund të pezullohet

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se taksa mund të pezullohet nëse SHBA e BE, sjellin kontratë finale për njohje nga Serbia.


Haradinaj thotë se nuk është kundër dialogut mes Kosovës e Serbisë, ndërsa ka bërë thirrje ndërmjetësuesve të Bashkimit Europian përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për takim me palët negociuese.

”Një kontratë që nuk përmban elemente të kontaminuara si ai i territoreve i kufijve të Dodik Republikës (Republika Srbska). Tek atëherë ekziston mundësia e pezullimit të taksës për një javë apo pak ditë për sa të diskutohet ajo kontratë mes dy vendeve për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.

Kryeministri ka thënë se edhe ai si SHBA synon që dialogu të vazhdojë dhe se nuk po rrezikohet vetëm marrëdhnia e Kosovës me SHBA-në por edhe e Serbisë me BE’në.

”Nuk jemi shumë larg me vija me Amerikën, dhe unë synoj dialogu të vazhdohet. Nuk po rrezikohet vetëm marrëdhnia e Kosovës me SHBA-në por edhe e Serbisë me Bashkimin Europian”.

Haradinaj ka shtuar se është e paimagjinushme që një vend që synon të jetë në BE  s’pranon me u ul me fqiun në dialog por vendos kushte.

”Imagjinoni vendin që synon të jetë në Bashkim Europian siç është rasti i Serbisë dhe s’pranon me u ul me fqiun në dialog, vazhdon dhe vendos kushte e nuk është në fakt në dobi të tyre”.