Lajme

Halil Kastrati për pavarësi i bën me shtëpi tri familje të varfëra në Skenderaj

Bashkë me të ka qenë edhe kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari i cili ka bërë të ditur se Familjeve Smajli 4 anëtarësh, Paliqi 3 anëtarësh dhe Gucati 5 anëtarësh, në prag të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do t’u dhurohen çelësat e banesave të reja

“Familjeve Smajli 4 anëtarësh, Paliqi 3 anëtarësh dhe Gucati 5 anëtarësh, në prag të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do t’u dhurohen çelësat e banesave të reja, për të nisur një jetë më të dinjitetshme, dhe krejt kjo fal kësaj shoqate që nëpërmjet zemërgjerësisë së bashkatdhetarëve tanë, po u ndihmojnë familjeve me kushte të rënda banimi”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se shoqata “Jetimat e Ballkanit” për pavarësi do t’i bëj me banesa të reja 17 familje nga Kosova.