Gruevski jep dorëheqje nga funksioni i deputetit
Ish-kryeministri dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i deputetit. Ai vendimin e tij e bëri të ditur përmes profilit të tij në Facebook.
“Vendosa të tërhiqem nga funksioni i deputetit,për të njejtin vendim ditëve në vijim do ta informoj formalisht edhe Kuvendin.
Falënderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët ruajtën pozicionet parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtar dhe që nuk iu nënshtruan presioneve.
Falenderim të veçantë për mijëra qytetarë të cilët në mënyra të ndryshme, përmes kontakteve personale ose nëpërmjet rrjeteve sociale në ditët e fundit më dhanë mbështetje të madhe, pavarësisht të gjitha presioneve dhe padrejtësive, pavarësisht propagandës së rreme dhe të rreziqeve personale, treguan se ndjenja për drejtësi për rezistenca, refuzim dhe rebelimi kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas, sa do që qeveria tenton të promovoj vlera tjera në kundërshtim me këto”, ka shkruar Gruevski.