Maqedoni

Ali Ahmeti kandidat për kryeministër në Maqedoni të Veriut?

Bashkimi Demokratik për Integrim këto zgjedhje parlamentare që pritet të mbahen muajve në vijim, do të luftoj për të marr të postin e Kryeministrit, duke synuar që për herë të parë në këtë karrige të ulet një shqiptar.

Para dy ditësh, idenë e tillë e proklamuan thuajse të gjithë esksponentët e BDI-së, por në asnjë moment nuk është folur se kush mund të jetë garuesi për këtë pozitë.

Sot deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Ditë e madhe nesër po na pret” me kreun e partisë, Ali Ahmeti, i cili qëndron në foltoren ku shkruhet “Koha për kryeministrin e parë shqiptar”, që lë hapësirë për dyshim se vetë kreu i partisë, Ahmeti, do të jetë kandidati i BDI-së për kryeministër.
Grubi u pyet nga gazetarët e Express nëse Ahmeti do të garojë për kryeministër, megjithatë, ai nuk dha përgjigje të qartë.

Partneri i tyre aktual, Zoran Zaev që në ditën e parë ku u publikua kjo ide për kryeministër shqiptar reagoi ashpër duke thënë se mandatarin për kryeministër e zgjedh populli e jo BDI-ja.

Kërkesa e BDI-së për kryeministër shqiptar është kundërshtuar ashpër nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, të cilat këtë lëvizje të BDI-së e kanë cilësuar si të parealizueshme dhe karrem për vota./GazetaExpress/B.Leka