Lajme

Greqia bllokon shqiptarët të kalojnë kufirin, kalon numri 300, radha shkon në 2 km

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë rikthyer radhët e automjeteve.

Shkak është bërë plotësimi i kuotës së përcaktuar nga shteti grek që mundëson kalimin e vetëm 300 personave në ditë përmes këtij pikë kalimi.

Shifra e përcaktuar u plotësua prej orës 8.30 minuta të mëngjesit çka ka bërë që emigrantë që udhëtojnë me autobusë apo automjete private të mbeten të bllokuar.

Mes tyre fëmijë të vegjël por edhe persona me probleme shëndetësore do të detyrohen të flenë këtu deri mëngjesin e së dielës kur pala greke rinis punën. Shqetësim për ta përveç vështirësive me të cilat përballen është edhe plotësimi i afatit prej 72 orësh i testit të covid.