Showbiz

GOLD AG TË DIELËN LANSON KËNGËN E RE

Të dielën me 3 mars publikohet kënga e re e reperit, Gold AG.Këtë e bëri të ditur vetë reperi përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Instagram.

“03.03.20019, Nënat Shqiptare, ora 17:00”, ka shkruar Ariani.

Reperi nga Presheva, vitin që lamë pas ka qenë tejet aktiv me projekte muzikore e që akoma po vazhdon të jetë i tillë.

Ai po ashtu ka paralajmëruar edhe “Shqiptar 3”, pas dy projekteve të para që bënë bujë mediatike.