Gjermania regjistron 6,868 raste të reja me COVID-19
Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Gjermania vazhdon të shënojë shifra të larta të infeksioneve ditore me koronavirus.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 6,868 në 373,167, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 47 në 9,836, tregoi shifra.