Gjenden trupat e pajetë të babait dhe djalit që u rrëmbyen nga vërshimet të dielën në Shkodër
Trupat e pajetë të dy personave të cilët janë baba dhe bir, të cilët u rrëmbyen të dielën nga rrjedha e ujit në Bogë të Shkodrës, janë gjetur pas disa orë kërkimesh.
Ditën e djeshme përroi i “Prekë-Nicajve” në Bzhetë të Bogës ka marrë përpara veturën me të cilën udhëtonin babë e bir. Në veturë ka qenë dhe vajza, por ka arritur të shpëtojë.
“Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur ‘Grykë Lugje’, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se: Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir)”, thuhet në njoftim. /tch