Lajme

Gënjeu në rrjete sociale se ishte infektuar me koronavirus, arrestohet prishtinasi

Në Prishtinë të premten është arrestuar një person pasi ka gënjyer se është infektuar me koronavirus.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte shkruar në rrjetet sociale se është testuar dhe ka dalë pozitiv me Covid-19, transmeton KOHA.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.