Lajme

Gazeteri preshevarë që jeton në Zvicër shpërblehet me “‘mirënjohje” për kontributin e tij

Kështu ndodhi edhe sot, kur „Federata e Mjekëve shqipëtarë në Europë“, vlerëson dhe shpërblen „me mirënjohje“ gazetarin e Tv Syri, Arben Mehmetin për kontributin e tij në të mirë të kësaj shoqate dhe të SYRI TV medium më i mirë në mergatë.

Arben Mehmeti, gazetar i SYRI TV dhe televizioni SYRI TV nga Zvicra janë vlerësuar me mirënjohje nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë (Albanian Medical Fedederation for Europe e.V.).

Po ashtu një faliminderim i përzemërt dhe i veçantë i shkon edhe drjetorit tē mediumit SYRI TV, z. Musli Sahiti.

Ju shprehim mirënjohje për afirmimin dhe vlerësimin nga ana Juaj si redaksi Televizive të vlerave të Shoqatës si dhe mirëkuptimin e treguar nga ana Juaj që në aktivitetet e ardhshme të „Federatës së Mjekëve shqipëtarë në Europë“, të qëndroni afër nesh, duke i informuar mbi aktivitetin tonë diasporën në Evropë, në botë e njëherit edhe në vendlindje.

Mirënjohja e „Federatës së Mjekëve shqipëtarë në Europë“ nga Kryetarja e kësaj Federate Aurora Dollenbergi, / SYRI.TV .

Edhe ne, i gjithë stafi i Tv Syri dhe portalit syri tv, e urojmë kolegun dhe gazetarin tonë Arben Mehmeti për këtë titull prestigjioz duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në karrieren e tij.

Përndryshe Arben Mehmeti punon si drejtues i emisionit të suksesshëm që quhet “Bardhë e Zi ” në RTV Syri Blue në Solthurn të Zvicrës.