Bota

Fuqia e SHBA-së, mund të luftojë kundër krejt planetit e vetme dhe prapë të fitojë

Çfarë do të ndodhte sikur SHBA do të përballej e vetme kundër gjithë botës? Jo vetëm rivalëve tradicional, por çfarë do të ndodhte sikur SHBA të luftonte kundër Britanisë, Francës dhe Koresë së Jugut?

Me pak fjalë, SHBA do t’i shkelte ato, shkruan Business Insider. Veçanërisht nëse SHBA do të tërhiqej prapa në kontinentin e saj dhe të qëndronte aty.

Së pari, SHBA ka Marinën më të madhe në botë. Me anijet që zhvendosin 3,415,893 ton, masa e Marinës së SHBA-së është më e madhe se tetë marinat e tjera më të mëdha në botë, të kombinuara së bashku.