FOTO/ Grida Duma dorëzon mandatin e deputetes, Flutura Açka nuk i mban lotët

Ditën e sotme Grida Duna deklaroi nëpërmjet një deklarate për mediat se ka dorëzuar mandatin e deputetes.

Largimi i Dumës nga Parlamenti ka prekur dashamirësit dhe kolegët e në PD. Në fotot e publikuar në media shihen deputetja Flutura Açka dhe deputeti Agron Gjekmarkaj të prekur nga ky lajm.

Në momentin që Grida Duma bënte deklaratën e dorëzimit të mandatit të deputetit, Açka nuk i ka mbajtur dot lotët.

Ndërkohë, Gjekmarkaj i prekur nga ky lajm shihet me kokën ulur në ambientet ku Duma po bënte dekalratën./ Opinion.al